Sigurimi shtetëror në Maqedoni tenton të pengojë protestën e paralajmëruar për më datë 10 maj nga organizatat dhe shoqatat joqeveritare shqiptare.

Përmes një konference për shtyp këshilli organizativ i protestës deklaroi se punonjësit e sigurimit shtetëror kanë ndaluar në vendkalimin kufitar mes Maqedonisë dhe Serbisë disa përfaqësues të OJQ-ve shqiptare ku të ndaluarit janë pyetur në lidhje me protestën si dhe janë provokuar mbi baza etnike.

“Janë mbajtur në zyrat e policisë kufitare nga ora  12:40 minuta deri në orën 16:50 minuta. Sigurimi shtetëror është interesuar për aktivitetin e tyrë në Këshill për anëtarë të tjerë të Këshillit si dhe për aktivitete të tjera që ndërmerr kjo organizatë për përgatitjen e protestave të 10 majit. Gjatë marrjes në pyetje kanë qënë të provokuar rëndë mbi baza të ndryshme. Kërkojmë nga misionet ndërkombëtare në vend që të dënojnë aktet e tilla dhe të ndikojnë që këto të mos përsëriten”, deklaroi Ibrahim Koça, përfaqësues i Këshillit Organizativ të Protestave.

Drejtuesit ftuan edhe faktorët e tjerë shqiptarë për t’iu bashkangjitur protestën dhe për të shtuar masivitetin e saj.

OJQ-të shqiptare më datë 10 maj do të manifestojnë kundër gjendjes së rëndë politike në Maqedoni të krijuar si pasojë e vendimeve anti shqiptare të gjykatave dhe autoriteteve maqedonase.

Top Channel