Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka shfaqur shpresën e saj se KE do t’i japë në verë Kosovës udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

Deklaratën e saj Lunacek e bëri në një intervistë për BBC, ku iu ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që të përmbushin një varg kushtesh për të arritur liberalizimin.

Ajo ka theksuar se me projekt/rezolutën e re për Kosovën, BE do t’i bëjë presion Serbisë që të normalizojë raportet me shtetin e ri dhe të mos financojë më strukturat paralele.

Më tej, duke folur për situatën në Kosovë, eurodeputetja ka shtuar se BE mbështet plotësisht punën e misionit EULEX në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Top Channel