Kriza greke, bursat europiane marrin veten
05/05/2010 09:50
Mbyllja e djeshme në rënie të dukshme nuk a ndikuar aspak në hapjen e bursave ditën e sotme në të gjithë Europën.
Rrëzimi i disa bursave ngjalli panik në qarqet financiare, por sot situata është stabilizuar. Mibtel në Milano shënon +0.22%, ndërsa Frankfurti +0.24%. Po kështu edhe Londra shënoi rritje me +0.20%, ndërsa rritjen më të vogël e ka pasur Parisi me +0.07%.
Por kriza në Greqi nuk ka lëkundur vetëm themelet e bursave europiane, pasi ky “tërmet” po lëkund edhe bursat në Azi dhe Paqësor. Frika ekziston për faktin se borxhi 110 miliardë ëurosh nuk mjafton dhe kriza mund të pasohet nga Spanja e Portugalia.
Top Channel