“Situata ekonomike dhe e bilancit të Greqisë ka të bëjë me të gjithë ne, por në këtë moment mendja jonë është tek viktimat e regjistruara në Athinë”.

Kështu ka deklaruar presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, pas protestave të dhunshme të regjistruara në Athinë, të cilat shkaktuan vdekjen e tre personave.

Ndërkohë, mediat helene bëjnë të ditur se tre personat kanë vdekur nga asfiksimi pas sulmit të protestuesve me bomba molotov.

Burimet shtojnë se një prej viktimave ishte një grua shtatzënë, por autoritetet greke nuk e kanë konfirmuar këtë.

Top Channel