Kriza gereke ka vënë në pikëpyetje gjithe sistemin financiar të eurozonës. Kancelarja gjermane Angela Merkel, ndërsa i bëri thirrje Parlamentit të miratojë me urgjencë paketën e ndihmës për Greqinë, tha se e gjithë Europa është e bllokuar.

“Është fare e thjeshtë, e ardhmja e Evropës është e bllokuar, nuk ka zgjidhje tjetër përvec se miratimi i ndihmave për Greqinë”, ka pohuar Merkel.

Por disa deputetë të opozitës u revoltuan ndaj kancelares kur ajo po mbronte deklaratën e saj, duke u shprehur se partia e tyre nuk do të kontribuojë në këtë drejtim.

Top Channel