Shpërthen ne kulmet e tij zemerimi social ne Greqi me greven e pergjithshme,te treten brenda dy muajsh, qe organizojne sindikatat e sektorit shteteror dhe atij privat .
Qindra mijera qytetare greke protestojne ne mbare vendin duke kundershtuar masat e rrepta ekonomike antikrize qe ka shpallur qeveria, midis te tjerash reduktimi i ndjeshem i rrogave dhe pensioneve dhe rritja e taksave.
Dy mitingjet madheshtore dhe me pas marshimet para parlamentit grek kane paralizuar qendren e Athines.Edhe ne Selanik konfederata e nenpunesve te administrates shteterore ADEDY dhe sindikata e punetoreve te sektorit privat GSEE kane bashkuar zerat ne nje proteste te fuqishme ne sheshin Aristoteli dhe pak me larg jane tubuar militantet e Partise Komuniste.
Pervec administrates publike,ne greve jane edhe mesuesit e arsimit te mesem dhe te larte.Mjetet e sherbimit urban kane ndaluar punen per disa ore, spitalet punojne me personel sigurie,jane pezulluar qysh prej mesnates gjithe fluturimet ajrore dhe lundrimet e anijeve.
Per 24 ore asnje kanal televiziv, radiofonik dhe agjensi lajmesh nuk transmetojne informacione,ndera neser nuk do te botohet asnje gazete.
Gjithe opinioni publik ne vend vlereson se masat financiare qe jane shpallur jane te padrejta dhe me te rreptat ne historine e vendit te tij dhe fajeson per kete gjendje kasten politike greke ne dhjetevjecaret e fundit.
Kryeministri Papandreu ka deklaruar se qeveria e tij nuk kishte asnje rrugezgjidhje tjeter, perndryshe ekonomia do te falimentonte. Athina do te marre ne 19 maj nje pakete ndihme ne forme huaje prej 110 miliard eurosh nga BE dhe FMN,me qellim reduktimin e borxhit, dhe uljen e deficitit shteteror nga 13,6% qe eshte tani ,ne me pak se 3% ne vitin 2014.
Top Channel