Komisioneri i BE për Zgjerimin, Shtefan Fyle do të nisë nesër një vizitë dyditore në Kosovë, ku do të takohet me autoritetet më të larta shtetërore.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave Fyle do të marrë pjesë në përurimin e selisë së Ministrisë së Brendshme, ndërsa më datë 7 maj do të vizitojë Mitrovicën.

Në veri, saktësojnë burimet, zyrtari i lartë evropian do të marrë pjesë në përurimin e qendrës së biznesit në Zvecan, si dhe do të mbajë edhe një fjalim në Universitetin e Mitrovicës.

Kjo do të është vizita e dytë zyrtare që komisioneri për Zgjerimin zhvillon në Kosovë që nga marrja e detyrës.

Top Channel