Fitzgerald: Përkrahim cdo kërkesë të EULEX
05/05/2010 12:00
Komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali Mark Fitzgerald, tha sot se KFOR-i do të përkrahë çdo kërkesë të EULEX-it dhe policisë së Kosovës në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Pas takimit me komandantin e KFOR-it, gjeneral Markus Bentler, admirali Fitzgerald theksoi se luftimi i krimit dhe korrupsionit është përgjegjësi e Eulex-it dhe policisë së Kosovës, por nëse kërkohet ndihma e KFOR-it, ajo nuk do të mungojë.
Sipas RTK-së,komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate të Komandës në Napoli, admirali Mark Fitzgerald vlerësoi veprimet e fundit të EULEX-it janë në këtë drejtim.
Top Channel