Bosnje, në tetor zgjedhjet e përgjithshme
05/05/2010 16:10
Komisioni Zgjedhor në Bosnje e Hercegovinë ka njoftuar sot se zgjedhjet e përgjithshme në këtë vend do të mbahen më 3 tetorin e ardhshëm.
Rreth 3.1 milionë persona me të drejtë vote do të zgjedhin presidencën trepalëshe, si dhe anëtarët e Parlamentit federal dhe dy parlamenteve përbërëse.
Zgjedhjet e tetorit në Bosnje e Hercegovinë do të jenë të gjashtat që nga përfundimi i luftës në vitin 1995.
Top Channel