Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore						
								
			Disa persona janë arrestuar dhe 11 arka me municion luftarak jane kapur nga policia e Beratit.
I ndaluari i pare eshte një 42-vjecar punonjes i repartit te mbrojtjes nga zjarri ne repartin ushtarak te Vertopit ne Berat.
Ai u ndalua me automjetin e tij me targa te Skraparit duke transportuar sasine e madhe te municioneve. Policia kishte informacione se armet do tregtoheshin. Automjeti i tij personale së bashku me arkat me fishekë model 56 kallashnikov u bllokuan në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që në mjet ka qënë duke udhëtuar dhe Azis Dylmishi, i cili arriti t’i shpëtojë uniformave blu dhe tashmë u shpall në kërkim.
Gjatë një kontrolli që policia bëri në banesën e 42-vjeçarit në lagjen “ Donika Kastrioti” të këtij qyteti gjeti dhe bllokoi dhe dy armë automatike, tip kallashnikov dhe një pushkë automatike. Pas gjetjes së armëve automatike policia prangosi dhe të atin e 42 vjeçarit, Osman Kosova, 71 vjeç.
Top Channel