Del jashtë kontrollit situata në Athinë ku 3 persona kanë humbur jetën gjatë përleshjeve mës policisë dhe protestuesve.

Sipas të dhënave nga kryeqyteti helen, protestuesit i kanë vënë zjarrin edhe një filiali banke pas sulmit me bomba molotov. Katër persona janë evakuar nga forcat e zjarrëfikëses, por në ndërtesë janë bllokuar edhe 20 të tjerë.

Policia po përpiqet të shpërndajë turmën që ndodhet para parlamentit ku nesër do miratohet paketa me ndryshimet fiskale.  

Top Channel