Policia greke ka arrestuar të paktën katër persona pas sulmit vdekjeprurës me bomba molotov të kryer ndaj një banke në Athinë.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë greke, sipas të cilave forcat e rendit po kryejnë një operacion të madh për të arrestuar fajtorët.

Burimet shtojnë se policia ka dekretuar gjëndjen e “alarmit të përgjithshëm” dhe të gjitha lejet janë anuluar.

Nga sulmi ndaj bankës në Athinë humbën jetën nga asfiksimi tre persona, mes të cilëve një grua shtatëzënë.

Top Channel