Vlorë, aksidentohet cisterna, masa kundër shpërthimit

04/05/2010 12:45

Një mjet cisternë i mbushur me 24 ton gaz të lëngshëm është përplasur me një shtyllë elektrike si dhe më pas është përmbysur duke rënë në një kanal në anë të rrugës në zonën e Nartës në Vlorë.

Mbas aksidentit drejtuesi i mjetit, i cili ka shpëtuar pa u dëmtuar ka njoftuar shumë shpejt zjarrfikset si dhe pronarët e tij për ngjarjen.

Pak minuta më pas kanë mbërritur zjarrfikësit duke qëndruar në gadishmëri për disa orë nga rreziku i shpërthimit pasi kishte rrjedhje të pakta gazi por fatmirësisht asgjë nuk ndodhi. Për orë të tëra ka vijuar edhe ngritja e cisternës dhe largimi nga zona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA