Vizat, Fajon: Shqipëria të tregojë me tepër rezultate

04/05/2010 12:00

Diskutimi për liberalizimin e vizave mori shumë pak kohë në takimin BE –Shqipëri që u mbajt në Parlamentin Europian. Si demokratët dhe socialistët bënë thirrje për shpejtim të procesit, ndërsa raportuesja për vizat Fajon përsëriti kërkesën që Tirana të sjellë rezultate konkrete sa më shpejt.

 “Ne bllokun 2 dhe 3 vecanerisht, qe u perkasin  shqetesimeve si korrupsioni e krimi i organizuar, po lexoj raportin e FRIDE dhe duket se Shqiperia ka performancen me te keqe ne rajon, ndaj vleresoj se do perbeje vezhgimin e Komisionit ne javet qe vijne, e Shqiperia duhet te tregoje me teper rezultate. Nje tjeter ceshtje shqetesuese  eshte situata  e te riatdhesuarve. Shifrat jane shqetesuese, mes 60 – 65 mije te riatdhesuar, e komisioni po i adresohet kesaj ceshtjeje per te pare funksionimin e strategjise se duhur per integrimin e tyre. Shqetesuese ishte dhe situata ne Janar- Shkurt kur shtetas maqedonas e serb, shumica me kombesi shqiptare, kerkuan azil ne Belgjike e vende te tjera te BE-se. Ndaj duhet shpjeguar mire ne vend se liberalizimi i vizave nuk jep te drejten e punes, qendrimit apo azilit ne vendet e Shengenit. Ky fenomen pati impakt negativ, sidomos tek Belgjika qe merr presidencen e radhes te BE-se. Une shpresoj qe vizat do te hiqen ne fillim te vjeshtes, megjithese  data me realiste ne fakt do te ishte ne fund te ketij viti. Por edhe nje here, eshte ne duart e qeverise shqipetare te tregoje rezultate“, u shpreh Fajon.

 
Deputeti socialist Ditmir Bushati u shpreh se cështja e vizave është me tepër rëndësi për shqiptarët, duke kujtuar se një e treta e shtetasve jetojne jashtë vendit.

“Jam plotesisht dakort me koleget e maxhorances kur thone se kane permbushur kriteret ne nje kohe rekord por nuk bie dakort me perfaqesuesit e qeverise,  kur thone se ne jemi te paret ne rajon, sepse kjo krijon pershtypjen e gabuar ne opinionin publik se ka dicka qe nuk shkon me besueshmerine dhe ndershmerine ne kete proces nga ana e institucioneve europiane per vleresimin ndaj Shqiperise. Sic e ka thene dhe ministri suedez Karl Bild ‘kjo pune duhej te ishte bere dje, sot eshte shume vone, e nese nuk e beni neser, t’ju vije turp'”, theksoi Bushati.
 
Ndërsa demokrati Aldo Bumci, ndër të tjera tha: “Cfare mesazhi eshte ky, qe problemet e shqipetareve etnik te maqedonise e serbise jane problem i Shqiperise? Ky eshte mesazh shume i gabuar. Se dyti, te lenurit menjane ne rajon i Shqiperise dhe Bosnjes jep mesazhin negativ te ndarjes fetare dhe nuk ndihmon aspak.”
 
Eurodeputetja Doris Pak theksoi se kur Tanja Fajon, kolege e saj, përmendi historine e azilkerkuesve qe erdhen ne Belgjike e vende te tjera, kishte si qëllim të theksonte që kjo gjë nuk duhet të ndodhte edhe me Shqipërinë, pasi ky do të ishte problem.

“Kjo nuk ka te beje me fene dhe aspak me shqiptaret. Ju lutem na besoni “, tha Pack. Pas eksperiences me debatin mbi krizen politike, drejtuesi i seances Eduard Kukan nuk pranoi listen e diskutanteve shtese per kete pike te axhendes.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA