Ushtrimet “jeshile” bëjnë mirë për mendjen

04/05/2010 14:30

Vetëm pesë minuta ushtrime në një hapësirë të gjelbërt, si për shembull në një park, përmirësojnë shëndetin mendor.

Kështu thotë një grup studiuesish, sipas të cilit ka gjithmonë e më shumë prova që vërtetojnë se kombinimi i aktiviteteve si ecja, në këmbë ose me bicikletë, me natyrën rrit mirëqënien mendore dhe fizike.

Në analizën e fundit, kërkuesit britanikë e kanë kërkuar provën tek 1250 persona në 10 studime të ndryshme dhe kanë konstatuar tek ta përmirësim të humorit dhe vetëvlerësimit.

Studimi i publikuar në gazetën “Shkenca Ambientale dhe Teknologjia” thotë se impakti më i madh është tek të rinjtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA