
Që pas shtatorit të dy viteve më pare, kur bota u përfshi nga një krizë ushqimesh, cmimet mesatare të artikujve ushqimore në tregun ndërkombëtar kanë rënë sipas Bankës Botërore me 24 për qind.
Rënie ka për të gjitha produktet bazë që nga drithërat, vaji mishi dhe shumë të tjera, nga e cila kanë përfituar miliona konsumatorë në mbarë botën. Por ndryshe nga kjo tendencë botërore, në tregun e brendshëm shqiptar cmimet e ushqimeve kanë ndjekur drejtimin e kundërt, duke shënuar vitin e kaluar rritje rekord.
Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se cmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur që nga shtatori i 2008 me 14.6 për qind. Kjo rritje e cmimeve nuk mund te justifikohet vetem me efektin e kursit të këmbimit.
Leku është zhvlerësuar që nga shtatori i 2008-ës me 12.6 për qind ndaj euros dhe me 13 për qind ndaj dollarit.
Kur Banka Boterore llogarit renie 24 perqind te cmimeve, nese do zbritej efekti i kursit te kembimit, rezulton se cmimet e ushqimeve në tregun tone te brendshem nuk duhet të ishin rritur me 14.6 perqind krahasuar me dy vjet më parë, por duhet të kishin rënë të paktën me 10 deri në 15 për qind.
Rritja e pashpjegueshme e ccmimeve të atikujve ushqimor në treg, ka forcuar edhe më dyshimet se tregu i produkteve bujqësore në vend është i komanduar. Në disa segmente të tij, si në rastin e drithërave, tashmë kjo është e provuar edhe zyrtarisht nga Autoriteti i Konkurrencës. Monopolet rëndojnë buxhetet e familjeve me kosto shtesë. Për më tepër në këtë rast nga rritja e ccmimeve nuk po përfitojnë as fermerët shqiptarë, prodhimi i të cilëve në pjesën dërrmuese është për vetëkonsum dhe nuk del në treg.
Një tjetër arsye që ka ndikuar në rritjen e cmimeve kundrejt rrjedhës së tregjeve botërore janë dhe politikat fiskale dhe vecanerisht cmimet e referencave, te zbatuara gjeresisht ne dogana, per te cilat biznesi eshte ankuar jo pak here.
Top Channel