Tjetër grevist përfundon në spital

04/05/2010 14:30

Shkon në tre numri i grevistëve të urisë që përfundojnë në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Bëhet fjalë për një të ri nga Vlora me emrin Romeo Sina, i cili është transportuar urgjent në Qendrën Spitalore Universitare, “Nënë Tereza”.

Nuk dihet nëse ky grevist ka probleme të tjera shëndetësore, por sipas informacioneve të fundit, ai kishte pësuar gjendje të fikëti, gjë që alarmoi edhe bashkëgrevistët e tjerë.

Ndërkohë deputetja socialiste Eglantina Gjermeni, shprehu shqetësimin e saj për trajtimin e pacientit-grevist, Ramazan Ceka në spital, i cili ndodhet i shtruar prej paradites së sotme.

“Jam e indinjuar për mënyrën se si na pritën mjekët, pasi në njërën anë qeveria shqiptare na garanton për sigurinë dhe mbështetjen në aspektin human dhe nga ana tjetër ne ndeshemi me mjekë, të cilët veprojnë sipas urdhrave të partisë”, u shpreh Gjermeni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA