Në zonen bregdetare kanë nisur të shfaqen plazhistet ndërsa meteorologët lajmërojnë se temperaturat e kësaj jave do të shkojnë në 30 gradë.
Por edhe pse është kaq nxehtë në zonen e Thethit në Shkodër, rruga kryesore është e bllokuar nga debora e
Dimri ende nuk ka ikur nga alpet e vendit. Ne Parkun Kombetar te Thethit rruget jane te bllokuara nga debora ne disa zona trashesia shkon nga 3 ne 5 metra. Me ne thellesi eshte teper e veshtire te kuptohet se ku eshte rruga pasi e mbuluar me debore. Një grup turistesh prej 20 personash nga Polonia dhe Gjermania kane udhetuar me mijera kilometra per te mberritur ne zonen e thelle malore ne Alpet shqiptare. Por jane kthyer ne rrugen e tyre per shkak se rruga eshte e bllokuar nga debora.
Ndermarrja Rruga-Ura prej disa ditesh ka nisur punen per hapjen e rruges dhe sipas punonjesve prezenca teper e madhe e debores e ben pune teper te veshtire.
Me miliona leke shpenzohen ne prag te stines se veres per te hapur rrugen e bllokuar nga debora ne zonen e Alpeve. Nese kjo pune do behej vazhdimisht gjate dimrit rruget ne kete moment do ishin hapur duke i dhene mundesi edhe turisteve te vizitojne kete zone. Por humbje po kaq te madhe kane dhe banoret e fshatit,te cilet nuk mund te presin turiste .
Top Channel