Televizori dëmton intelektin e fëmijëve
04/05/2010 14:35
Sa më shumë televizor të shikojnë, aq më të mëdha janë gjasat që të vegjlit të shkojnë keq në shkollë dhe të mos kenë shëndet të mirë në moshën 10 vjec.
Kështu thotë një studim i kryer tek 1300 fëmijë nga universitetet e Miciganit dhe Montrealit, sipas të cilit pasojat negative janë verifikuar tek fëmijët e rritur.
Sipas studimit, performanca në shkollë e fëmijëve ka qenë shumë e keqe dhe konsumimi i ushqimeve të këqija i lartë.
Ekspertët u sugjerojnë prindërve që t’u lejojnë fëmijëve të tyre të shohin programe me cilësi të lartë.
Top Channel