Disa shoqata te perndjekurish politike kane protestuar sot përpara selisë së Partisë Socialiste, ku kanë hedhur parrulla kundër kryetarit të saj Edi Rama.
Ata kanë bërë pergjegjës kreun e opozitës se nëpërmjet protestave po rrezikon të ardhmen europiane të vendit.
Të perndjekurit politikë thanë se lidershipi aktual i Partisë Socialiste po vepron në frymën e paraardhesve te tyre biologjike dhe ideologjike, duke patur si qellim izolimin e vendit dhe cenimin e imazhit te tij perpara partnereve nderkombetare.
Protestat e ish te perndjekurve ka kaluar e qete dhe pa incidente, por ata kane lajmeruar se do te kthehen serish para godines se Partise Socialiste, derisa, sic u shprehen ata, Edi Rama te heqe dore nga veprimet antikombetare, qe u rrezikojne shqiptareve liberalizimin e vizave.
Top Channel