Italia rekord me Njëqindvjeçarët, mbi 2,000 Italianë festojnë 100 vjetorin në 2025
50 milionë femra në planet lindin pa asnjë mbështetje dhe rreth 350 mijë humbasin jetën gjatë nxjerrjes në dritë të fëmijës.
Sipas raportit të 11-të të Gjendjes së Mamave në Botë nga Save the Children, Afganistani është vendi ku nënat dhe fëmijët jetojnë më keq. Në këtë listë bëjnë pjesë 160 vende ku kryesimin e mban Norvegjia, e ndjekur nga Australia, Islanda, Suedia, Danimarka, Zelanda e Re, Finlanda, Vendet e Ulëta, Belgjika, Gjermania, etj.
Ndërkohë, në fundin e renditjes Afganistani shoqërohet nga Nigeri, Cadi, Guinea, Jemeni, Kongo, Mali, Eritrea, dhe Guinea Ekuatoriale. Në raport theksohet gjithashtu se cdo vit 8.8 milionë fëmijë vdesin para se të mbushin 5 vjec ku 41% e tyre nuk mbijetojnë më shumë se muaji i parë.
Gjithashtu theksohet se 250 mijë femra dhe 5.5 milionë fëmijë mund të shpëtohen fale investimeve në shëndetësi, cka do t’u siguronte një kujdes më të mirë. Në vendet e botës së tretë, 60 % e nënave lindin në shtëpi, ndërsa 1 në 23 ndërron jetë.
Top Channel