Rama: Të vendosur kundër uzurpimit të votës

04/05/2010 19:55

Kryetari i PS-së Edi Rama ka deklaruar gjatë protestës së opozitës pasditen e sotme se është i vendosur për të vazhduar deri në fund betejën kundër uzurpimit të votës.

“Katër ditë dhe pesë nete grevë urie të 22 deputetëve dhe 175 qytetarëve që kanë vendosur të dëshmojnë me uri fizike, urinë e madhe që ka ky vend për demokraci evropiane. Në një vend në mes të Evropës që sot e gjithë ditës i largohet Evropës me fakte, teksa i afrohet vetëm me fjalë”, është shprehur Rama.

“Jam këtu për të mos e lënë këtë betejë të mbarojë derisa urzurpimi i votës të pushojë. Kush shpreson se kjo është një betejë me fjalë, po e sheh se çdo orë që kalon se kjo është një betejë me vepra. Kush kujton se këto vepra që janë individuale brenda një vepre të madhe të përbashkët, jo vetëm se i ka hipur këtij kali mbrapsht, por thjesht po përshpejton rënien e vetë nga kali”, deklaroi kreu i PS-së.

Top Channel