Rama: Nuk tërhiqemi nga beteja jonë

04/05/2010 13:30

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u shpreh sërish sot i vendosur për të vazhduar protestën deri në arritjen e transparencës së zgjedhjeve.

Duke folur nga podiumi para kryeministrisë, aty ku ndodhen prej pesë ditësh edhe cadrat e grevistëve të urisë, Rama theksoi se gjendja është përkeqësuar dhe kriza po thellohet cdo ditë e më shumë.

“Ne nuk ndalemi dhe do ta cojmë përpara këtë betejë, pasi kemi marrë përgjegjësinë tonë me vetëdije të plotë kombëtare, europiane dhe qytetare”, u shpreh Rama.

Kreu i PS-së shtoi se protesta do të vijojë me të gjithë fuqinë e shpirtit dhe dhimbjen e trupit që nevojitet për t’i dhënë resistencës paqësore të gjithë përmasën e aspiratës.

“Nuk jemi në protestë për pushtet, por për transparencë dhe duam që të vihet në vend e drejta e popullit për t’u zgjedhur nga ata që voton dhe jo nga ata që vjedhin votat”, u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA