Ngjela: T’i jepet fund tiranisë për të votuar

04/05/2010 19:35

Kryetari i PLD-së, Spartak Ngjela duke folur në protestën e opozitës ka theksuar se do t’i jepet fund njëherë e mirë tiranisë për të votuar.

“Të përgatitemi për një betejë që do t’i japë fund përfundimisht ligësisë në këtë vend”, është shprehur Ngjela.

“Ajo që na ndan me këta uzurpatorë është qëndrimi ndaj lirisë, do t’i japim fund njëherë mirë tiranisë së të drejtës për të votuar. Do t’i japim fund patjetër në një diapazon të shkurtër. Nëse do të flasë për vendime gjykate për të mbrojtur vjedhjen, kurrë nuk do shpëtojë nga përgjegjësia që do i japë populli i tij”, është shprehur Ngjela.

Top Channel