Milo: Berisha të reflektojë përpara se të jetë vonë

04/05/2010 19:30

Kryetari i PDS-së Paskal Milo ka theksuar gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës në shesh se në Shqipëri po krijohet tradita e heronjëve për lirinë e votës.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha të reflektojë përpara se të jetë shumë vonë.

“Nesër është dita e dëshmorëve dhe ne si çdo vit nesër do të shkojmë të përkujtojmë veprën e tyre të paharruar në shekuj. Duke përkujtuar dëshmorët dhe heronjtë, ne po krijojmë traditën e heronjëve për lirinë e votës”, është shprehur Milo.

“Në histori i nderuar zoti kryeministër nuk mbetesh duke mohuar të drejtat themelore, por duke i shërbyer popullit. Të reflektosh sa më shpejt të jetë e mundur, sepse duke reflektuar vonë, e keqja është si murtaja. Më mirë një pushtet më pak të ndërtuar mbi padrejtësinë, sesa një pushtet diktatorial që s’ka të bëjë asgjë me të ardhmen evropiane të shqiptarëve”, theksoi Milo.

Top Channel