Prej orëve të para të mëngjesit militantë të Partisë Komuniste greke kane vendosur dy pankarta të mëdha në shkëmbin historik të Akropolit në të cilat shkruhej: ‘Popuj të botës,ngrihuni’.

Ishte ky veprim simbolik nje prej protestave te shumta qe zhvillohen pergjate gjithe dites se sotme ne mbare Greqine per te kundershtuar masat teper te ashpra antikrize qe ka shpallur qeveria greke, ne kembim te nje huaje prej 110 miliard euro nga BE dhe FMN.

Me pas ne qender te Athines kane hedhur parrulla duke protestuar per reduktimin e pensioneve te tyre dhjetera pensioniste.

Ka pasuar marshimi para parlamentit,i qindra mesuesve te cilet se bashku me konfederaten e nenpunesve ne sektorin shteteror kane shpallur greve 48 oreshe. Pergjate kesaj proteste jane zhvilluar edhe konfrontime me forcat e policise.

Cdo dite  e cdo ore, vala e zemerimit te qytetareve greke po rritet, ndersa pritet ratifikimi i masave antikrize ne parlamentin grek prej partive politike.

Protesta jane zhvilluar edhe ne qytetin e Selanikut . Ajo cka bie ne sy eshte se megjithese opinioni publik shfaqet teper i indinjuar me keto masa te cilat ulin ndjeshem nivelin e jeteses, pjesmarrja ne keto levizje sindikaliste nuk eshte teper e madhe.

Sipas draftit antikrize te qeverise greke peshen me te madhe te masave e ka ndjere sektori publik ku jane ulur ne rreth 20% te ardhurat mujore dhe pensionet.Gjithashtu jane ngrire rrogat per te pakten tre vjet,eshte rritur perseri TVSH brenda dy muajsh me dy pike ,eshte rritur me 10% akciza e karburanteve dhe e cigareve.  

Vlen te permendim se cmimi i nje litre benzine pritet te kape shifren rekord prej gati 1.7 euro.

Neser gjithe vendi do te jete i paralizuar per arsye se do te jene ne greve 48-oreshe gjithe sektori publik dhe privat,mediat, spitalet dhe aeroportet.

Top Channel