
I plagosur në Masakrën e Cërrikut ne vitin 1997, i mbajtur peng dhe i keqtrajtuar, ish-gardisti Petrit Gjoka ka drejtuar gishtin akuzues ndaj Roland Xhepexhiut dhe Met Bozit, dy prej te pandehurve per kete ngjarje.
Petrit Gjoka risolli ne kujtese masakren e 23 majit 1997 duke thene para gjykates se blindi i tij ra ne prite afer postes dhe menjehere ai ishte hedhur nga mjeti te cilin e kishte pare te shperthente nga predhat.
“Une – tha deshmitari – kerkova ndihme nga banoret e nje pallati aty por me thane se kishin frike nga grupi”.
Me pas deshmitari tregoi se kishte pare te plagosur edhe Luan Prendin e Agron Kulicin nderkohe qe te tjere kolege te tij i kishte pare te vrare. I qete deshmitari shtoi se ne ato momente Roland Xhepexhiu kishte mberritur me disa persona te tjere, e kishte qelluar me qyten e armes dhe e kishte terhequr zvarre duke i marre peng se bashku me shokun e tij te plagosur Luan Prendi. Deshmitari kembenguli qe ishte Roland Xhepexhiu qe e rrembeu dhe keqtrajtoi.
Petrit Gjoka tregoi Met Bozin duke vijuar me tej me deshmine e tij rrenqethese per te cilin theksoi se e kishte te fiksuar ne kujtese pasi Bozi nuk mbante maske. “Ky, – tha deshmitari, – vinte shpesh dhe thoshte ta nxjerrim jashte e ta djegim si te tjeret, ai mbante radio policie dhe degjonte cdo urdher qe jepte policia. Ai kerkonte qe te na mbante peng dhe te na shkembente me nje person qe e kishte kapur policia”.
Per procesin e masakres se Cërrikut ku gjashte gardiste dhe oficere policie u vrane dhe 16 te tjere u plagosen jane nen akuze nen akuze nente persona.
Top Channel