Ligori: Është fundi i Saliut mbret
04/05/2010 19:05
Partia Socialiste ka vijuar pasditen e sotme me protestën në mbështetje të deputetëve dhe socialistëve që ndodhen që prej 30 prillit në grevë urie.
Një prej deputeteve greviste, Shegushe Ligori ka bërë thirrje që të gjithë të dalin në protesta.
“Sali Berisha nuk jemi këtu për mëshirën tënde, por për të drejtën tonë. Gra dhe motra dilni në sheshe, është fundi i Saliut mbret. Do të jemi të gjithë bashkë për të përmbysur këtë pushtet”, është shprehur Ligori.
Top Channel