Lazio, Lotito u kërcënua me dy plumba

04/05/2010 15:10

Në një kohë që në Itali vazhdojnë polemikat për ndeshjen Lazio-Inter, presidenti i skuadrës kryeqytetase zbulon një detaj jo shumë të këndshëm.

Claudio Lotito rrëfehet për agjencinë e lajmeve Ansa se është kërcënuar nga një zarf me dy plumba në të cilin shkruhej: “Nëse nuk mundni Interin jeni të mbaruar”.

Ai thekson se plumbat ishin të kalibrit të madh dhe shton se sportiviteti dhe ndershmëria nuk mund të vihen në diskutum, prandaj Lazio nuk ka për detyrë t’i kërkojë falje askujt.

“Kemi shprehur vullnetin që antagonizmi sportiv të qëndrojë në kufijtë e dialektikës civile pa përdorur dhunë verbale apo fizike për të fyer dinjitetin e kundërshtarit. Kemi vënë re se në shumë raste, vecanërisht gjatë ndeshjes derbi që e kanë plagosur tifozerinë laciale dhe kanë gjeneruar një klimë dhune gjatë gjithë javës”, shkruhet në komunikatën e presidencës bardhekaltër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA