Kryetari i Delegacionit per Ballkanin Eduard Kukan u shpreh, pas debatit per krizen politike ne vend, se nuk priste zgjidhje nga takimi dyditor i Brukselit.
Eurodeputeti i te djathtes europiane komentoi dhe greven e urise qe po zhvillohet ne Tirane nga deputetet socialiste.
“Jam realist e nuk pres ndonje zgjidhje nga ky takim nderparlamentar, por se paku mendoj se do te kontribuoje pozitivisht per zhvillimet e ardhshme te dialogut politik ne Shqiperi. Kam respekt per ata qe po bejne greve urie, por nuk mendoj se kjo eshte rruga e duhur per te arritur qellimin politik. I respektoj dhe ata njerez gezojne admirimin tim, por mendoj se ngerci politik duhet te transferohet ne parlament”, u shpreh Kukan.
Socialistet dhe demokratet percollen edhe ne Bruksel te njejtin debat. Megjithese permenden shpesh fjalen ‘zgjidhje’, askush nuk u terhoq nga pozicioni i deklaruar edhe me pare nga kryetaret e partive respektive.
“U perpoqëm që të mbronim një Shqipëri që ka bërë zgjedhjet më të mira dhe që janë certifikuar nga OSBE-ODIHR”, tha deputeti demokrat, Fatos Beja. Ndërsa deputetja socialiste, Valentina Leskaj theksoi se e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën është transparenca e zgjedhjeve.
Po sa fajtore ndihet Partia Socialiste përballe deklaratave te Komisionit Europian për t’u kthyer në Parlament?
“Zoti Mirel ka parasysh parlamentet e një demokracie funksionale, por në rastin konkret, parlamenti ynë nuk ka demokraci funksionale,sepse është nën kontrollin e ekzekutivit, kur në fakt në vendet demokratike është e kundërta”, u shpreh Leskaj.
Institucioni kryesor i demokracise sipas Komisionit Europian, nuk funksionon prej 8 muajsh dhe kjo gje, nese kriza politike nuk zgjidhet mund te permendet ne opinionin per statusin kandidat ndaj Shqiperise.
Top Channel