Një tjetër grevist është dërguar me urgjencë në spital për pasojë të rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Bëhet fjalë për një mjek-veteriner 50-vjecar nga Elbasani, me emrin Ramazan Ceka, mbështetës i Partisë Socialiste në këtë protestë për votën e lirë.
Sipas informacioneve të fundit, Ceka ka ndjere shqetesime te forta per shkak edhe te faktit se vuante nga semundja e diabetit.
Ai eshte nxjerre menjehere duke u shoqeruar ne Spitalin Universitar ‘Nene Tereza’. Ne nje komunikim per mediat menjehere pas daljes se 50-vjecarit, mjeku Sabit Brokaj ka deklaruar se gjendja e grevisteve sa vjen e po rendohet, sidomos e qytetareve te prekur nga semundja e diabetit, per te cilet ai ka rekomanduar daljen e menjehershme.
Top Channel