Grevistët vazhdojnë të jenë këmbëngulës dhe këtë vullnet e shprehin më së shumti grevistet femra.
“I them Berishës që të mos shqetësohet për trupat tanë, të ketë frikë shpirtrat e miliona shqiptarëve që sot e kanë marrë kryeministrin peng. Berisha duhet të ikë sa nuk është vonë”, u shpreh deputetja Ledi Shamku.
Nen nje temperaturë te larte thuajse torturuese femrat jane ato qe ndihen me te dobeta, por pavaresisht kesaj edhe ato theksojne se nuk do te terhiqen, pa u realizuar kerkesat e Partise Socialiste dhe opozitës në tërësi.
“Nuk shpresoj që kryeministrit t’i vijë keq për ne, por shpresoj që ka njerëz që duan t’i shkojnë deri në fund atij që është qëllimi madhor që është vota e lirë, si gurthemeli i cdo demokracie”, u shpreh deputetja Olta Xhacka.
Ndërsa kolegia tjetër, Shegush Ligori shprehet se kjo sakrificë bëhet në emër të së ardhmes së fëmijëve dhe se ndihet shumë e fortë për t’i shkuar kësaj greve deri në fund, deri në largimin e Berishës.
Gjate gjithe kohes grevistet asistohen nga nje trupe mjekësore nderkohe qe gjendja e tyre vijon te rendohet nga ora ne ore.
Top Channel