Federata Shqiptare e Futbollit po interesohet te homologet e saj ballkanike, por edhe në vende të ndryshme europiane për një treshe gjyqtarësh të huaj që do të arbitrojë finalen e Kupës së Shqipërisë.
Ndeshja ndërmjet Vllaznisë dhe Besës, e cila do të luhet më 9 maj, pritet të jetë mjaft e luftuar. Të dyja skuadra kërkojnë ta fitojnë trofeun e dytë për nga rëndësia në vend, për ta cilësuar këtë sezon pozitiv.
Drejtuesit kavajas dhe ata shkodranë kanë rënë dakord që, për të evituar polemika, ndeshja të drejtohet nga “bilbil” jo shqiptar. Përveç gjetjes së arbitrave të gatshëm, një nyje që duhet zgjidhur është edhe çështja e pagesës. Si Besa, ashtu edhe Vllaznia, pretendojnë që shpenzimet e “xhaketave të zeza” t’i heqë federata. Por, zyrtarët në FSHF u kanë bërë të ditur se pagesa duhet të bëhet prej vetë klubeve (50 me 50), duke qenë se ato e kërkuan një gjë të tillë.
Top Channel