Francë, femrat mund të veshin pantallona
04/05/2010 03:35
Mbajtja e pantallonave prej femrave në Francë më në fund nuk do të quhet më një sjellje e “padenjë” dhe e jashtëligjshme.
Ligjvënësit francezë duket se brenda këtij viti do të kalojnë një ligj i cili do të shfuqizojë një normë të vjetër e cila i përket fundit të shekullit të XIX dhe që u ndalonte femrave “të visheshin si burra”.
Projektligji për shfuqizimin e normës arkaike, megjithëse zbatimi i saj ishte zhdukur prej kohësh, u paraqit prej partisë radikale të majtë.
Top Channel