Komandanti i NATO-s për Evropën juglindore, admirali Mark Fitzgerald i ka bërë thirrje Maqedonisë që të angazhohet për zgjidhjen e cështjes së emrit.

Gjatë një vizite në Shkup, Fitzgerald ka deklaruar se kontesti i emrit mbetet pengesa më e madhe për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.

“Mendoj se ambasadorët e NATO-s e kanë bërë të qartë, se kur të zgjidhet cështja e emrit rruga e Maqedonisë është në Aleancë. shpresojmë që ky problem të tejkalohet sa më shpejt”, ka pohuar Fitzgerald.

Ai mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës tek komandanti i ardhshëm i Shtabit të NATO-s në Shkup, gjeneralit David Humar.

Top Channel