Bulku: Rama të nxjerrë gratë jashte

04/05/2010 16:40

Deputetja demokrate, Rajmonda Bulku e vlerësoi si mizore vendimin e kryetarit socialist Edi Rama për të futur në grevën e urisë edhe gratë.

“Zoti Rama të ndrysh në grevë urie nëna me foshnje, gra me përgjegjësi familjare do thotë se në qënien tënde nuk ekziston asnjë ndjesi njerëzore. Kjo nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat e familjes e fëmijëve. Po të mendosh se çfarë terrori psikologjik krijon tek fëmijët duke i mbyllur nënat në vetëflijim, kjo krijon një dramë, që nuk shërohet”, u shpreh Bulku.

Deputetja e konsideron këtë vendim terrorizëm të vërtetë, ndërsa theksoi se Rama duhet të kuptojë se gratë nuk mund të jetojnë në kushte si burrat.

“Zoti Rama nxirri këto nëna nga  greva, mos i mbaj si skllave. Ti nuk e kupton se sa sublim është një fëmijë, po ato zonja janë të frikësuara prej teje”, u shpreh Bulku.

Top Channel