
Barcelonës i kanë mjaftuar 45 minutat e dyta të takimit ndaj Tenerifes, takim ky i vlefshëm për ndeshjen pararendëse të javës së 36 të Primera Divizion.
Katalanasit u futën me synimin e vetëm, fitoren në këtë takim dhe shume shpejt gjejnë golin kur në minutën e 17 Lionel Mesi gjen gjen rrjetën kundërshtare. Por 20 minuta me vonë, miqtë modestë të Tenerifes barazojnë me anë të Martinez duke shtangur tifozët e pranishëm në “Camp Nou”. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.
Në pjesën e dytë i riu Bojan Kërkiç gjen golin e dytë në minutën e 63 të takimit për Barcelonën duke i hapur udhën golave të mëvonshëm të Pedros në minutën e 77-të dhe të Mesit në sekondat shtesë të takimit që vulosi rezultatin 4-1.
Pas kësaj fitoreje Barcelona, kur duhen edhe 2 javë nga finishi i kampionatit spanjoll presin të qetë në +4 pikë ndeshjen e rivalit të përjetshëm, Real Madrid i cili luan ditën e mërkurë në transfertë ndaj Majorkas.
Top Channel