Aksident i rëndë në rrugën Fushë Krujë-Laç

04/05/2010 00:15

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç pranë fshatit Nikël ku si pasojë e tij një person gjeti vdekjen dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Sipas policisë e cila mbërriti në vendngjarje menjëherë pas ndodhjes së saj, një furgon i drejtuar nga shtetasi Agim Milla, 50 vjeç është përplasur më një autoveturë ku ndodheshin dy persona të tjerë. Nga përplasja e fuqishme ka gjetur vdekjen 50 vjeçari Milla që ishte edhe drejtuesi i furgonit, ndërsa dy pasagjerët e autoveturës ndodhen të shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia tha se po heton mbi shkaqet që çuan në përplasjen fatale, por dyshohet se lëvizja me shpejtësi tej normave ka sjellë tragjedinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA