Xhafaj: Berisha do të japë llogari për situatën

03/05/2010 13:10

Deputeti grevist Fatmir Xhafaj deklaroi se rezistenca e opozitës me qëllim transparencën e votave do të vazhdojë me cdo kusht.

“Ne do të qëndrojmë këtu dhe jemi të vendosur për protestën tonë. Nuk do të jetë e largët dita kur kryeministri do të japë llogari për këtë situatë”, u shpreh Xhafaj.

Duke folur nga ambientet e grevës, Xhafaj akuzoi kryeministrin se me qëndrimin e tij po rrit faturën e krizës, duke qenë edhe përgjegjësi kryesor i saj.

Xhafaj i konsideroi qesharake pretendimet e Berishës për deklaratat mbi paligjshmërinë e grevës apo bllokimin e trafikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA