Sparks: Kthimi i të zhvendosurve, një e drejtë

03/05/2010 10:00

Autoritetet në Kosovë thonë se që nga viti 2000 janë kthyer rreth 20.000 pjesëtarë të komunitetit serb, të cilët ishin larguar në fund të luftës.

Ata thonë se kushtet e sigurisë mundësojnë kthimin e të zhvendosurve dhe ky proces nuk mund të dëmtohet nga incidentet e izoluara.

Të kthyerit ndërkaq, pohojnë se nuk kanë probleme me fqinjët e tyre shqiptarë, por problemet janë të përbashkëta dhe kanë të bëjnë me gjendjen ende të rëndë sociale e ekonomike në vend.

Ambasadori britanik në Kosovë, Andy Sparks, thotë se kthimi është një e drejtë që nuk ka të bëjë me politikën dhe statusin. Ai është i bindur se kushtet dhe gjendja politike e sigurisë në vend është e qëndrueshme, dhe krijon mundësi për kthimin e të zhvendosurve, por ai kthim duhet të jetë i përgatitur.

Top Channel