Serbi-Kosovë, bisedime të reja në vjeshtë?
03/05/2010 15:45
Pas insistimit të vazhdueshëm të faktorit ndërkombëtar janë rritur mundësitë që Prishtina dhe Beogradi të fillojnë brenda vitit bisedime të reja.
Lajmin e bën të ditur BBC, që saktëson se ideja në fjalë është nxitur nga diplomatë të shumtë, evropianë e amerikanë, që kanë vizituar së fundmi Serbinë dhe Kosovën.
Sipas BBC, zyrtarët ndërkombëtarë janë kundër rihapjes së cështjes së statusit, por janë në favor të bisedimeve për cështjet teknike.
Kështu, tre janë fushat për të cilat kërkohen negociata të reja, decentralizimi, trashëgimia kulturore dhe veriu i Kosovës, të negociuara edhe gjatë ndërmjetësimit të Marti Ahtisarit.
Top Channel