Përplasja për parkimin e makinës, çon në plagosjen e dy vëllezërve sarandjotë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se debati mes vëllezërve Vasili dhe Gjinika, është bërë për shkak të moskuptimit mes tyre për parkimin e automjeteve.
Kjo ka mjaftuar që ata të konfrontohen fizikisht, gjatë të cilit janë përdorur sende të forta e pastaj është kaluar në përdorimin e pistoletës. Nga goditjet me sende të forta, por edhe të armës së zjarrit kanë mbetur të dëmtuar Klerion dhe Stefan Gjinika, ndërsa autorë të ngjarjes janë identifikuar Spartak dhe Stavri Vasili.
Burimet policore kanë deklaruar se vëllezërit Vasili janë shpallur në kërkim për veprat penale: “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Policia është duke punuar për kapjen e autorëve të ngjarjes.
Top Channel