Papandreu kërkon tryezën politike
03/05/2010 11:00
Kryeministri grek, Jorgos Papandreu ka vizituar sot presidentin Karolos Papulias për t’i kërkuar mbështetjen dhe mbledhjen e të gjithë liderve politikë të vendit në mënyrë që ai të ketë përkrahjen e gjithë parlamentit për kalimin e planit të masave që parashikojnë daljen nga kriza.
Pak ditë më parë, Demokracia e Re që është edhe partia më e madhe opozitare, ka kërkuar mbledhjen e një tryeze politike para vendimit BE-FMN që parashikon dhënien e një borxhi prej 110 miliardë eurosh.
“Takimi mes partive nuk ka asnjë kuptim pasi të gjitha lojërat janë bërë tashmë”, reagon Partia Komuniste.
Top Channel