Moratti: Turp? Ne nuk hyjmë në këtë mes

03/05/2010 12:45

“Mua do më vinte turp të fitonim kështu”, tha presidentja e Romës, Rosela Sensi pas triumfit të lehtë të Interit kundër Lazio-s por menjëhërë ka reaguar pronari zikaltër, Massimo Moratti.

Ai u ka kërkuar lojtarëve të tij të jenë me kokën lartë. “Ne nuk hyjmë fare në këtë mes. Këto probleme i takojnë vetëm Romës dhe Lazio-s. Nuk e di pse duhet të na vijë turp”, thekson Moratti. Më tej ai pranon se dje në “Olimpico” ishtë një situatë mjaft e cuditshme pasi publiku u cua në këmbë kur Interi shënoi, por shtoi se ka vuajtur deri në fund të takimit.

“Kampionati nuk ka përfunduar sepse na presin ende ndeshje të vështira”, shtoi ai. Moratti ka folur edhe për finalen e kupës të mërkurën. “Do jetë një ndeshje shumë e vështirë por shpresoj qe skuadra jonë të jetë e motivuar për të fituar”, tha gjithashtu presidenti zikaltër që i mbylli rrugën largimit të mundshëm të trajnerit Mourinho, duke theksuar se ai ka ende edhe 3 vjet kontratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA