Fast food-i na bën të padurueshëm

03/05/2010 12:00

Fast food-i nuk është vetëm një armik për fizikun tonë, por tashmë zbulohet se është i tillë edhe për sjelljen.

Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Psychological Science”, dy kërkues nga “Rotman School of Management” në Toronto kanë zbuluar një efekt anësor të pamenduar deri tani. Përgatitja e sanduicit na bën më të paduruar edhe nëse kemi gjithë kohën në dispozicion.

Kjo nuk është një hipotezë por rezultati i studimit pasi janë marrë në analizë sjelljet e disa personave. “Fast Food-i njihet si simbol i eficencës moderne që na lejon të hamë shpejt dhe më pas të përqëndrohemi tek puna”, shprehet kërkuesi Chen-Bo Zhong.

Ai shton se shpesh herë fast food-i simbolizon për ne një vend ku nuk duhet humbur kohë. “Ka mundësi që të jetë ky shkaku i vizionit të shpejtësisë së kohëve tona por ka edhe mundësi që të jetë thjesht një pasojë”, përfundon ai.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA