Danimarkë, në autobusa sediljet e dashurisë
03/05/2010 17:40
Të dashurohesh në një autobus? Do të jetë më e lehtë. Një shoqëri transporti në Kopenhagen ka menduar të krijojë sediljet e dashurisë.
Iniciativa po zbatohet në 103 autobus ku janë rezervuar sedilje për udhëtarët që kërkojnë të bashkëbisedojnë dhe në disa raste, të gjejnë shpirtin binjak.
Janë lehtësisht për t’u dalluar: përveçse janë njëri pranë tjetrit dhe të mbuluar më stofë të kuqe, mbajnë shkrimin “Kaerlighedssaede” (sediljet e dashurisë).
Top Channel