Sistemi bankar shqiptar është zgjeruar gjatë dekadës së fundit me mbi 500 degë dhe agjenci bankare në të gjithë vendin, por në drejtim të kreditimit duket se aktiviteti ka mbetur i kufizuar në Tiranë dhe në qytetet kryesore.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë së publikuar së fundmi, në drejtim të kredisë për individë, 67 për qind e totalit është akorduar në Tiranë dhe në Durrës, ndërsa pjesa tjetër e vendit është përgjegjëse për vetëm 23 për qind.
Në këtë mënyrë, më pak se një e treta e popullatës së vendit ka tërhequr dy të tretat e kredisë totale të dhënë nga bankat, duke e bërë një pjesë të shqiptarëve qytetarë të klasit të dytë në këtë drejtim. Në Shqipëri, deri në fund të vitit të kaluar, qenë akorduar 140 miliardë lekë kredi për individët, (rreth 1 miliardë euro), ku më shumë se gjysma është tërhequr për blerje banesash, por banorët e Tiranës janë përgjegjës për 59 për qind të totalit të kredisë për individë, pavarësisht se në kryeqytet jetojnë më pak se një e katërta e banorëve të vendit.
Nga statistikat vërehet gjithashtu se në Tiranë, individët paraqiten te bankat para së gjithash për blerje banese, ndërsa nëpër rrethet e tjera me përjashtim të Durrësit e Vlorës, shumica e kredisë tërhiqet për të mbuluar nevojat familjare për konsum, kryesisht blerje makinash të përdorura apo mobilim shtëpish. Shpërndarja e kredisë sipas rretheve është njëkohësisht pasqyrë e disnivelit ekonomik të akumuluar gjatë viteve të fundit dhe mungesës së kushteve të sigurisë për aktivitet normal kredidhënieje jashtë qyteteve të mëdha.
Aksesi në shërbimet bankare analizohet gjerësisht në botë si një nga parakushtet për zhvillim normal të një rajoni. Kushtet e jetesës në qytetet dytësore të Shqipërisë u rrënuan pas rënies së komunizmit, ku shumë qytete u zhytën në varfëri dhe papunësi masive. Por gjatë viteve të fundit duket se është rikthyer interesi për të jetuar dhe investuar edhe jashtë Tiranës e Durrësit. Statistikat e BSH-së tregojnë se plot 20 miliardë lekë (rreth 140 milionë euro), janë dhënë si kredi për blerje banesash në Lezhë, Shkodër, Fi
Top Channel