Kryeministri Sali Berisha ka bërë reagimin e parë publik për grevën e urisë së opozitës, e cila po zhvillohet prej tre ditësh përpara zyrës së tij.(UPDATE)
Me tone të qeta, kryeministri Sali Berisha i kushtoi se pari disa minuta anës humane të grevës së urisë, që megjithëse e cilësoi si një vendim dëshpërues të zotit Rama, tha se kishte porositur të gjitha institucionet të bëjnë kujdesin maksimal për jetën e grevistëve.
“Duke shprehur keqardhjen per veprimin e deshperuar te zotit Rama, dua t’u garantoj, se si kryeminister nuk humbas kurre ndjeshmerine njerezore ndaj cilitdo qe eshte ne vuajtje”, u shpreh Berisha.
Megjithate, kjo nuk e pengoi kryeministrin Berisha te beje perkufizimin e tij politik per qellimin e greves se urise.
“Zoti Rama ka ndermarre kete veprim si nje perpjekje per te permbysur vendimet e gjykatave me mjete politike. Dhe kjo eshte ne kundershtim te hapur me themelet e nje shoqerie te lire”, u shpreh Berisha.
Kryeministri Sali Berisha i sugjeroi kreut te opozites te pranoje zbatimin e deklarates se Byrose se Asamblese parlamentare te Keshillit te Europes, qe fton forcat politike te rinisin dialogun ne Parlament dhe ceshtjen ta zgjidhin ne Gjykaten Kushtetuese.
“Si nje dokument nderkombetar, ajo deklarate perben bazen e shkelqyer per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Une ftoj zotin Rama ta studioje me vemendje. Jam i bindur se ajo deklarate eshte rruga e vetme legjitime”, theksoi Berisha.
I pyetur nese pret nje nderhyrje nga Komisioni Europian per zgjidhjen e kesaj situate, kryeministri Berisha dha kete pergjigje:
“Institucionet europiane, jane absolutisht ne sintoni te plote dhe nuk ka snje dallim ne qendrimet e tyre. Transparence duke respektuar kushtetuten. Nese dikush i kerkon kesaj qeverie qe vendimet e gjykatave duhet t’i dhunoje dhe duhet t’u jape pergjigje politike, kete kjo qeveri nuk mund ta beje per ansje cmim, sic mund te me thoshte nje nga statistet e Bashkimit Europian”.
Dhe si per te treguar se me greven e urise, zoti Rama nuk do t’ía arrije qellimit, kryeministri Berisha reagoi edhe per vendimin e opozites per te vazhduar pa mbarim greven e urise duke zevendesuar grevistet me shendet te perkeqesur.
“Do te qendroje aty me rotacion? Te qendroje sa te doje. Une garantoj sherbim shendetesor dhe sigurine e tyre. Po te ishin ne nje salle, do te ishte me e thjeshte. Eshte i paligjshem qendrimi, por ata jane aty. Kane blokuar rruget dhe kete e ndalon kodi penal. Shpresoj ta analizoje kete me gjakftohtesi. Detyrat e mia jane keto qe thashe”, u shpreh Berisha.
Kryeministri Berisha tha se dy opsionet e vetme per zotin Rama per zgjidhjen e situates jane ankimimi ne Gjykaten Kushtetuese dhe pjesemarrja ne Komisioni hetimor, gjetjet e te cilit mund t’i dergohen prokurorise, e cila sipas kryeministrit eshte institucioni i vetem qe mund te hape kutite dhe te rinumeroje votat.
Top Channel