Kryeministri Sali Berisha shprehet i gatshëm për dialog me kundërshtarin e tij politik Edi Rama për cdo cështje, ndërsa duket i palëkundur në deklaratat e tij të mëparshme se është gati për transparencë, në përputhje me Kushtetutën e vendit.
Për Berishën, vendimet e fundit të Ramës, janë një përpjekje për të përmbysur vendimet e gjykatave me mjete politike.
Në një konferencë për shtyp, Berisha theksoi se vendimet e gjykatave në cdo vend të lirë, mund të ndryshohen vetëm nga gjykatat.
“Unë jam i hapur për transparencë të plotë të procesit zgjedhor në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e vendit”, u shpreh Berisha, duke ftuar Ramën të lexojë me kujdes deklaratën e dytë të Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës.Po ashtu Berisha e ftoi Ramën që të jetë pjesë e komisionit hetimor, duke kujtuar se opozita ka shumicën dhe drejtimin aty.
Duke folur për grevën e urisë, Berisha garantoi se si kryeministër nuk do të humbasë kurrë ndjeshmërinë njerëzore ndaj cilido që është në vuajtje dhe do të respektojë këtë formë proteste të zgjedhur nga opozita.
Top Channel