Gjetja e akullit në Hënë ose planetët përreth sistemit diellor është një zbulim i madh, por zbulimi në në sipërfaqen e asteroidit do të thotë të shkosh deri në fillesat e jetës.
Këtë e shkruan revista “Nature” që shton se asteroidët janë si “bletët” në Univers. Ata udhëtojnë në të gjithë cepat e sistemit diellor, përplasen me trupa të tjerë dhe mbartin substanca të ndryshme.
Pas zbulimit të akullit në sipërfaqen e “24 Themis” nga dy grupe astronomësh të “Johns Hopkins University” dhe “University of Central Florida”, shihet hipoteza se Toka ka lindur si një planet i thatë dhe u fekondua nga uji i një asteroidi.
Kjo hipotezë bëhet më e pranueshme nëse marrim parasysh faktin se në trupin e “24 Themis” shkencëtarët kanë vënë re edhe praninë e përbërësve organikë. Akulli në sipërfaqen e asteroidit është vëzhguar falë teleskopit në majën e vullkanit Mauna Kea në Hawaii.
Duke analizuar spektrin e substancave kimike që e përbëjnë, kërkuesit arritën në përfundimin se “24 Themis” mbulohet në gjithë sipërfaqen nga një petk akulli që mbart edhe substance karboni.
Top Channel